Szynog: Të gjejmë zgjidhje të qëndrueshme për situatën

Deeskalimi i situatës në veri të Kosovës mbetet prioritet i Bashkimit Evropian.

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë konsideron se është jetike gjetja e një zgjidhje për garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.

Në një konferencë të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë ai tha se BE-ja nuk mund të përballoj një tjetër konflikt.

“E kemi parë muajt e fundit përkeqësim të situatës në veri të Kosovës se si mund të shkaktojë dhunë edhe në tërë rajonin. Prioritet i yni është që të arrijmë de-eskalim dhe të gjejmë zgjidhje të qëndrueshme për situatën në veri dhe për të garantuar siguri për të gjithë qytetarët dhe zbatim të marrëveshjes për normalizim”, thotë shefi i zyrës së BE në Kosovë.

Konsideron se marrëveshja ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe në dialogun Kosovë-Serbi është e dobishme për të dyja shtetet.

E deputeti i PDK-së Hisen Berisha konsideron se trazirat në veri janë shkaktuar nga Kryeministri Albin Kurti vetëm për t’i ikur vëmendjes nga formimi i asociacionit.

Ndërsa grupi parlamentar i AAK-së njësoj sikurse kishte vepruar LDK-ja ka mbledhur përfaqësues të medieve e shoqërisë civile si pjesë e ciklit të diskutimeve për situatën politike në Kosovë dhe modalitetet e mundshme për të dalë nga kjo situatë.

Tv Klan