Mund të sjellë efekte negative në lirinë e shprehjes

Pavarësisht ndryshimeve të bëra nga qeveria, drafti i ligjit Antishpifje që amendon Ligji për Mediat Audiovizive, si dhe atë për komunikimet elektronike, sërish shihet me rezerva nga OSBE dhe delegacioni i BE në Tiranë.

Në Komisionin e Ligjeve përfaqësuesit e të dy selive diplomatike kanë kërkuar më pak kompetenca për Autoritetin e Mediave Audiovizive, pasi mund të sjellë efekte negative në lirinë e shprehjes.

Sipas 2 përfaqësueseve të OSBE dhe Komisionit Europian dhe niveli i gjobave për mediat që botojnë një lajm që rezulton i pa vërtetë duhet rishikuar, pasi është shumë i lartë.

Tv Klan