BE për fotografinë e Vuçiç: Serbia dhe Kosova të përmbahen nga veprimet joproduktive



BE për fotografinë e Vuçiç: Serbia dhe Kosova të përmbahen nga veprimet joproduktive

13:03 19/03/2021

Vendosja e flamurit të Serbisë, mbi hartën e Republikës së Kosovës, nga ana e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, ngjalli reagime të shumta. Megjithatë, nga Bashkimi Europian nuk u pa një gjë e tillë, derisa pasoi një kërkesë e klankosova.tv, për të komentuar këtë gjuhë të presidentit serb.

Pyetur nga klankosova.tv rreth çështjes së hartës së publikuar nga Aleksandar Vuçiç, Bashkimi Europian ka përmendur në përgjigjien e saj edhe Kosovën.

“BE-ja gjithmonë u ka bërë thirrje të gjithë aktorëve politikë në Serbi, Kosovë dhe në pjesën tjetër të rajonit që të angazhohen në veprime dhe deklarata që krijojnë dhe promovojnë një atmosferë të favorshme për pajtimin, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin, dhe jo e kundërta”, shprehet një zëdhënës i BE-së për klankosova.tv.

Nga Bashkimi Europian thonë se Serbia dhe Kosova duhet të përmbahen nga veprimet dhe deklaratat që nuk shërbejnë për normalizim të marrëdhënieve.

“Siç kemi thënë shumë herë gjatë viteve, Serbia dhe Kosova duhet të përmbahen nga veprimet dhe deklaratat që janë kundërproduktive për normalizimin e marrëdhënieve të tyre dhe punën për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse”./klankosova







Të ngjashme