Vetëm 1 ditë nga arritja e marrëveshjes për emigrantët, BE përballet me provën e parë. Rreth 50 emigrantë u shpëtuan nga një anije spanjolle pranë brigjeve të Libisë.

Ministri i brendshëm italian Matteo Salvini u shpreh i prerë se ajo anije nuk do të ankorohet në portet e Italisë. Ai akuzon Spanjën dhe Maltën për injorim të situatës. Mafia e trafikut të emigrantëve nuk do të pranohet më në portet tona, tha Salvini. 1 ditë më parë një gomone me 100 emigrantë u mbyt në ujërat e Mesdheut.

Kreu i dhomës së ulët në parlamentin italian, Roberto Fico, tha se portet nuk duhen mbyllur, pasi kjo është një situatë që duhet përballuar jo vetëm me kokë, por edhe me zemër.

Tv Klan