BE përshëndet atmosferën e zgjedhjeve në Kosovë

BE përshëndet atmosferën e zgjedhjeve në Kosovë

18:30 07/10/2019

“Qeveria e re të mos humbë kohë për reformat dhe dialogun”

Komisioni Europian, përmes zëdhënëses Maja Koçijançiç deklaroi se Kosovën dhe qeverinë e re të dalë nga zgjedhjet e së dielës e presin shumë punë, sidomos sa u takon reformave dhe dialogut me Serbinë.

Zëdhënësja ka vlerësuar atmosferën në të cilën u zhvilluan zgjedhjet dhe nivelin e pjesëmarrjes së votuesve, që ishte më i madh se në vitin 2017.

Me ftesë të Presidentit të Kosovës, Bashkimi Europian dërgoi një mision për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe pritet që së shpejti të dalë me një raport vlerësimi.

Tv Klan


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori