“Sistetimi europian i certifikates anti-covid përditesohet në vazhdimësi”

Pasi Bashkimi Evropian futi në sistem certifikatat digjitale të vaksinave covid të lëshuara nga Maqedonia e Veriut, Turqia dhe Ukraina, së shpejti do të shtohen dhe vende të tjera. Një zëdhënëse e Komisionit Europian tha për rrejtin gjerman “Deutsche Ëelle”, se procesi i pranimit të vendeve të Ballkanit në sistemin e certifikatave digjitale COVID të BE është gjithnjë e në përditësim.

Shqipëria, e cila ka përdor vaksinën kineze, por edhe ato të njohura nga BE si Pfizer/BioNTech apo AstraZeneca nuk është ende pjesë e sistemit të certifikatës digjitale, por kjo pritet të ndryshojë së shpejti.

Ndërsa Kosova ka pasur një specifikë, sepse ka dhënë për qytetarët e saj vetëm vaksinat e njohura nga Bashkimi Evropian.

Certifikata digjitale e vaksinimit kundër COVID-19 është në funksionim brenda të Bashkimit Evropian që nga 1 Korriku i këtij viti. Vendet anëtare të Bashkimit Europian e njohin këtë certifikatë dhe qytetarët e pajisur me të mund të udhëtojnë të lirë. Por vendet e Ballkanit kanë qenë të përjashtuara deri më tani.

Zëdhënësja e Komisionit Europian theksoi se BE që nga fillimi i pandemisë, ka qenë e angazhuar që vendet e Ballkanit Perëndimor të trajtohen si partnerë të privilegjuar përmes afrimit me mekanizmat e Unionit dhe instrumentat e luftimit të pandemisë. Pavarësisht kësaj shqiptarët mund të udhëtojnë lirshëm në shumë shtete edhe kur janë të pajisur me një test PCR apo test të shpejtë, pavarësisht nëse janë të vaksinuar ose jo.

Klan News