Me një fond prej 3 milionë euro dhe me 44 ekspertë gjermanë dhe austriakë brenda 30 muajve, Bashkimi Euopian beson se mund të ndihmojë institucionet shqiptare që të përfitojnë nga eksperienca e këtyre vendeve për të luftuar një problem që është kthyer në sistem në Shqipëri , korrupsionin.

Projekti shtrihet në nivel administrate dhe ndjek nga shumë afër dhe kontribuon në proceset politikbërëse, si një instrument i ndihmës para aderimit në BE dhe lidhjes së urave akoma më të ngushta të bashkëpunimit me shtetet anëtare në zbatim të parimeve, praktikave dhe standardeve europiane.

Ministria e Çështjeve vendore, ILDKP, KQZ, KLSH dhe komisioneri për mbrotjen e të dhënave personale do të përfitojnë duke u binjakëzuar me 5 institucione gjermane dhe ajo austriake, për të mësuar mbi zbatimin e politikave antikorrupsion.

Tv Klan