Bashkimi Europian i hapi rrugë ushtrimit 6-mujor të kontrolleve kufitare për 5 vende, Austrinë, Gjermaninë, Danimarkën, Suedinë dhe Norvegjinë.

Ky vendim merret për herë të parë që prej firmosjes së Shengenit në vitin 1985 dhe vjen pas presioneve të shumta të këtyre vendeve ndaj Bashkimit Europian, që ka vënë në diskutim vetë Shengenin.

Austria është një nga zërat më të fortë “pro” rivendosjes së kufijve, pasi gjykon se vetëm kështu mund të përballohet fluksi i emigrantëve që vijnë nga Greqia.

Autoritetet në Vjenë thanë se do të ushtrohen kontrolle në pikën kufitare në Brenero, ndërsa hodhën poshtë mundësinë e ngritjes së një barriere metalike në kufirin italo-austriak.

Tv Klan