Bashkimi Europian vlerëson pozitivisht Samitin e Ballkanit Perëndimor të mbajtur të hënën në Berlin. Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e BE-së e cilësoi një hap të rëndësishëm përballjen mes Prishtinës dhe Beogradit në kryeqytetin gjerman.

“Takimi i djeshëm prodhoi sinjale të tjera të rëndësishme në mbështetje të dialogu më të angazhuar midis Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian. Kjo është me rëndësi pasi ne mirëpresim çdo përpjekje që mbështet dialogun”.

Koçijançiç konfirmoi se takimi më i afërt mes palëve dhe përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme Federica Mogherini, do të jetë ai në Samitin e Brdo Brijuanit, që do të mbahet më 8 dhe 9 Maj në Tiranë.

Tv Klan