BE & SHBA kërkojnë lirimin e menjëhershëm të Navalny



BE & SHBA kërkojnë lirimin e menjëhershëm të Navalny

10:57 18/01/2021

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa qeveri europiane kanë kërkuar nga Rusia lirimin e menjëhershëm të liderit opozitar Alexei Navalny. 44-vjeçari u arrestua në momentin që shkeli në Moskë të dielën, pasi mbërriti nga Gjermani. Aktivisti kthehej në shtëpi, 5 muaj pasi për pak sa humbi jetën si pasojë e helmimit, një ngjarje për të cilën ai thotë se fshihen autoritetet ruse.

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo tha se autoritetet ruse po përpiqeshin të heshtnin zërat kritikë. Ai kërkoi lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të Navalny-t. Edhe këshilltari i ardhshëm për sigurinë i presidentit të zgjedhur amerikan Joe Biden, Jake Sullivan reagoi me të njëjtat tone, duke e cilësuar arrestimin e tij si dhunim të të drejtave të njeriut.  

Reagime të menjëhershme pati nga Franca, Italia, Gjermani dhe presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, që kërkuan po ashtu lirimin e 44-vjeçarit.

Qeveria britanike u shpreh thellësisht e shqetësuar për arrestimin e Navalny dhe shtoi se “në vend se të persekutojnë viktimën e këtij krimi të krimi, autoritetet ruse duhet të hetojnë sesi arma kimike e përdorur për helmimin e tij përfundoi në tokën ruse”.

Në një deklaratë gjatë orëve të vona të së dielës, autoritetet ruse thanë se lideri i opozitës ishte në kërkim që prej 29 Dhjetorit 2020, për shkelje të vazhdueshme të lirisë me kusht. Në reagim thuhej se ai do të qëndrojë në burg deri në një vendim të gjykatës.

Autoritetet e akuzojnë atë për shkelje të kushteve të vendosura pas dënimit për mashtrim, një çështje të cilin Navalny e ka konsideruar gjithmonë të motivuar politikisht.

Navalny po udhëtonte me avion në Siberi Gushtin e shkuar, kur ra përtokë dhe më vonë u zbulua se ishte helmuar me agjentin nervor të njohur si Novichok. Autoritetet ruse kanë mohuar në mënyrë të vazhdueshme çdolloj roli në helmimin e tij dhe Kremlini i ka hedhur poshtë akuzat e Navalny-t se vrasjen e tij e kishte urdhëruar vetë Presidenti Vladimir Putin./tvklan.al






Të ngjashme