Drejtuesit e Bashkimit Evropian kanë marrë sot vendimin që kufijtë me Britaninë e Madhe të mos mbyllen plotësisht. Sipas vendimit të sotëm Britani dhe BE do vijojnë të shkëmbejnë mallra pa asnjë masë shtesë dhe po ashtu qytetarët do të lejohen të kthehen në vendet e tyre për Krishtlindje.

Vendimi ka ardhur pas kaosit të në kufi mes Britanisë dhe Francës, ku mijëra kamina me mallra janë bllokuar. Ndërkohë Kryeministri Britanik Boris Johnson ka vijuar dhe negociatat me Presidentin Francez Emmanuel Macron për të zhbllokuar lëvizjen e mallrave.

Ndërkohë sot Komisioni Evropian këshilloi që udhëtimet jo-thelbësore për dhe nga Britania duhet të ndalohen, por shtohet se qytetarët mund të kthehen në banesat e tyre dhe kanë kusht që t’i nënshtrohen një testi COVID-19 në kufi.

Ndalimet e udhëtimit nuk duhet të ndalojnë që mijëra qytetarë të BE dhe MB të kthehen në shtëpitë e tyre“, tha në një deklaratë Komisioneri Evropian i Drejtësisë, Didier Reynders.

Kaosi me Britanië e Madhe ka ardhur pas zbulimit të një lloji të ri të koronavirusit po përhapet me shpëjtësi./tvklan.al