64 milionë Euro do të jenë në funksion të Shqipërisë nga BE, për të fuqizuar ekonominë dhe sundimin e ligjit. Ky është vetëm parafinancimi nga Bashkimi Europian, në kuadër të Planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor.

“Urime Shqipërisë për arritjen e një tjetër momenti të rëndësishëm në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE. Plani i Rritjes nxit ekonominë, forcon sundimin e ligjit, mbështet një Shqipëri më të gjelbër dhe fuqizon kapitalin njerëzor. BE qëndron me Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit”, u shpreh ambasadori i BE-së Silvio Gonzato.

Kryenegociatorja Majlinda Dhuka e ka konsideruar një mundësi historike për Shqipërinë.

“Ne e kuptojmë plotësisht madhësinë e kësaj mundësie historike, si dhe angazhimet e ardhshme, dhe jemi energjikisht të motivuar dhe të përgatitur për të vazhduar reformimin dhe përmbushjen e zellshme të kritereve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, tha Majlinda Dhuka.

Deri në vitin 2027, Shqipëria ka mundësi të marrë deri në 922.1 milionë Euro gjithsej nga Mekanizmi i Reformës dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor në këmbim të reformave në shtetin e së drejtës dhe të drejtat themelore, energjinë erinovueshme, ekonominë digjitale, kapitalin njerëzor dhe zhvillimin e sektorit privat.

Klan News