BE sqaron anulimin e fondit për portin e Durrësit


BE sqaron anulimin e fondit për portin e Durrësit

20:01 25/11/2022

Hohmann: Sa herë ndryshojnë kushtet, ndryshojnë edhe grantet

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri Christiane Hohmann ka sqaruar arsyet e anulimit të grantit prej 28 milion eurosh të vëna në dispozicion nga Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor, me qëllim rikonstruksionin e kalatave 1 dhe 2 në terminalin perëndimor të Portit të Durrësit. Diplomatja europiane u shpreh se shkak për vendimin e marrë është bërë ndryshimi i kushteve të investimit.

“Sa herë ka ndryshim të kushteve të investimit, ka ndryshim të granteve për investime, atëherë kjo anulohet. Por, kjo nuk do të thotë që ne nuk jemi në komunikim me qeverinë për të kuptuar se ku mund të jenë investimet për t’u bërë.”

Këtë deklaratë zonja Hohmann e bëri pas një vizite që zhvilloi në zonat e prekura nga përmbytjet ditët e fundit në Shkodër, ku tha se Bashkimi Europian vijon ta ndihmojë Shqipërinë për përmirësimin e kushteve të jetës së qytetarëve, por edhe përmes programeve për turizmin.

Tv Klan









Të ngjashme