Ngrirje të pasurisë dhe ndalim hyrje në BE për 59 zyrtarë

Bashkimi Evropian vendosi sanksione për Presidentin e Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko dhe një sërë zyrtarësh të tjerë. Ata akuzohen për goditjen e protestave që shpërthyen pas zgjedhjeve presidenciale të vendit mjaft të kontestuara në Gusht.

Në një deklaratë të Bashkimit Evropian thuhet se Presidenti bjellorus u vendos në listën e sanksioneve së bashku me djalin e tij dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare. Sanksionet ndalojnë këta individë të udhëtojnë brenda Bashkimit Evropian si dhe ngrirjen e pasurive të tyre. Qytetarëve dhe kompanive të BE-së gjithashtu u ndalohet t’u sigurojnë atyre fonde.

BE deklaron se Lukashenko “është përgjegjës për shtypjen e dhunshme nga aparati shtetëror para dhe pas zgjedhjeve presidenciale. Veçohet goditja për kandidatët kryesorë të opozitës, arrestimet arbitrare dhe keqtrajtimi i demonstruesve paqësore, por edhe kërcënimet dhe dhuna ndaj gazetarëve”.

Protestat kanë tronditur Bjellorusinë që nga zgjedhjet e 9 Gushtit, dhe më shumë se 15 mijë njerëz në vend janë arrestuar. Sipas rezultateve zyrtare, Lukashenko fitoi me 80% të votave, por procesi u konsiderua gjerësisht si i manipuluar.

Në listën e sanksioneve të BE janë gjithsej 59 zyrtarë bjellorusë. Në një reagim të qeverisë së Minskut thuhet se nuk do t’i lënë pa përgjigje sanksionet e BE-së.

Tv Klan