Emisioni “Jo vetëm modë”, në TV Klan solli ditën e sotme specialen e realizuar me rastin e 8 Marsit në burgun e grave. Ky aktivitet i pazakontë për këto gra u organizua nga Ketrina Jarazi, drejtore e QRT dhe Luga e Argjendtë. Gjithashtu pjesë e vullnetarëve ishin edhe gazetarja dhe aktivistja Zhaklin Lekatari dhe këngëtarja Beatriks Ramosaj.

Ramosaj u shpreh se për të ishte hera e parë që ishte në burgun e grave dhe mes atyre grave të forta, por edhe shumë të dashura. Ndihet e lumtur që mundi sadopak të ndante disa çaste me to, që gratë e burgut të ndiheshin më mirë.

Beatriks Ramosaj: Për mua është hera e parë që jam këtu sot, mes gjithë këtyre femrave shumë të forta, shumica shumë të dashura, shumë të afrueshme. Kisha mundësinë të shkëmbeja dy-tre fjalë, shumë e lumtur, por edhe jam shumë emocionale dhe më vjen shumë keq, që ndoshta situatat e jetës së tyre i kanë sjellë këtu. Por të paktën kishim mundësinë të ndanim një fjalë, ndoshta edhe disa çaste që ato të ndiheshin më mirë./tvklan.al