Billboard Music Award shënoi një tjetër edicion magjik. Kënga “Meant to be” në bashkëpunim me Florida Georgia Line bëri që Bebe Rexha, ndonëse jo aty prezent të ishte një nga fitueset e mbrëmjes duke rrëmbyer çmimin “Top Country Song”.

Ndërsa Dua Lipa, ndonëse e nominuar për tre çmime nuk mundi të fitonte por la sërish gjurmë edhe këtë vit duke surprizuar publikun në performancën e saj të papritur me grupin Blackpink dhe bashkëpunimin e tyre “Kiss and Make Up”.

Por rekordi i marrjes së çmimeve u thye nga Drake. Reperi, fitoi 12 çmime ndër të cilat edhe çmimin më të madh të natës, atë si artisti më i mirë, duke numëruar tashmë 27 çmime nga ky event, më shumë nga çdo këngëtar tjetër.

Cardi B gjithashtu rezultoi si një nga reperet femra me më shumë çmime duke marrë 6 të tillë, ndërsa artistja më e mirë femër u vlerësua Ariana Grande.

Tv Klan