Bebe Rexha ka vendosur të ngrejë temperaturat këtë verë me linjën e saj të re. Kantautorja ka realizuar një bashkëpunim me markën “Adore Me” për të realizuar të brendshme të përshtatshme për të gjithë trupat, i cili do të vijë i ndarë në 3 sezone.

Jam tërësisht pro pozitivitetit dhe përfshirjes së trupave, kështu isha e emocionuar tëbashkëpunoja me një markë që beson vërtet në këtë, madje e kam shtyrë për disa kohë. Si një grua që nuk ka patur kurrë trupin e përsosur të yjeve, uroj të frymëzoj femrat që ta duantrupin e tyre dhe të ndihen të bukura pavarësisht masës”, tha këngëtarja.

Koleksioni ka në qendër përshtatshmërinë e veshjeve me trupat dhe përfshin një gamë të gjerë produktesh e materialesh. Përveç kësaj, pjesë e koleksionit është edhe një dizajn me logon e LGBTQ+, nga shitja e të cilit do të mblidhen fonde për të rinjtë e këtij komuniteti që janë pa strehim dhe do t;iu jepen mundësi për të jetuar të pavarur./tvklan.al