Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka postuar një foto “të çuditshme”, teksa shfaqet duke përshëndetur më gishtin e mesit.

Në një postim në Instagram, bashkangjitur fotos, ajo shkruan se ky është versioni i saj në një foto duke buzëqeshur.

“Njerëzit vazhdojnë të më thonë se duhet të qesh në foto. Publiko më tepër foto duke qeshur sepse dukesh shumë ‘emo’. Shkruaj këngë të hareshme. Ji e lumtur. Ja pra një version i imi me një foto të buzëqeshur. Mjaft u thatë vajzave se duhet të buzëqeshin që të duken të bukura”, ka shkruar këngëtarja me famë botërore. /Tvklan.al