Thirrje për fansat që të pranojnë trupin e tyre pa ndërhyrje për të arritur perfeksionin

Këngëtarja Bebe Rexha vijon të japë mesazhe përmes rrjeteve sociale sa i përket standardeve të bukurisë, të cilat nuk duhet të ekzistojnë. Ajo ka inkurajuar ndjekësit e saj që të shkëputen nga trendi i fotove të edituara e ndërhyrjeve për të arritur perfeksionin.

Së fundmi, Bebe ka nisur një fushatë. Duke postuar fotografitë e linjave të saj në rroba banjoje, ajo i ka kërkuar fansave që t’i dërgojnë foto e video të trupave të tyre me linja të kolme apo të holla me thirrjen #EverybodyIsBeautiful (Çdokush është i bukur).

Përgjigja e ndjekësve ndaj kërkesës së këngëtares me origjine shqiptare ka qenë masive duke bërë që një numër i madh të dërgojnë shkrepjet e tyre.

Klan News