Incidenti i rëndë ndodhi gjatë një koncerti në New York

Një incident i rëndë ka ndodhur në koncertin që këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka mbajtur të dielën në Nju Jork. Teksa performonte në skenë dhe bënte me duar shqiponjën, këngëtarja u godit me një celular në fytyrë nga një prej të pranishëmve në koncert.

Në videon e xhiruar nga fansat që ka qarkulluar në mediat sociale, këngëtarja e lindur në Brooklyn mund të shihet duke iu afruar para skenës, kur një telefon fluturon drejt saj. Rexha më pas bie në gjunjë ndërsa një pjesë e stafit nxitojnë në skenë për ta ndihmuar.

Ndërkohë, nëna e Bebe Rexhës zbulon se asaj iu desh të bënte tri qepje për shkak të lëndimeve që ka marrë. Një numër i lartë i fansave të Rexhës reaguan me keqardhje ku dënuan sulmin e pakuptimtë ndaj këngëtares.

Koncerti i së dielës ishte pjesë e turneut të këngëtares dhe kauntatores 33-vjeçare, të titulluar Best F’n Night Of My Life. Ajo do të zhvillojë katër koncerte të tjera në Filadelfia, Maryland, Atlanta dhe në Florida.

Klan News