“Dua të bëj master në psikologji që të ndihmoj njerëzit”

Bebe Rexha, vazhdon të shijojë suksesin e albumit të saj më të fundit, “Better Mistakes”. Së fundmi në një intervistë, këngëtarja me famë botërore i është përgjigjur një pyetjeje shumë interesante.

Teksa u pyet se ku e sheh veten pas 16 vitesh, 31-vjcecarja ka befasuar me përgjigjen duke u shprehur se dëshiron ta shohë veten me një master në psikologji.

Gjashtëmbëdhjetë vjet nga tani? Epo, unë padyshim që dua të marr masterin tim në psikologji. Do të më pëlqente të ndihmoja artistë të tjerë në biznesin e muzikës dhe njerëz në përgjithësi si terapiste. Sepse kam kaluar shumë duke qenë në vëmendjen e publikut dhe duke qenë në industri. Unë do të doja të ndihmoja artistë, aktorë ose njerëz të rinj që vijnë, që mund të kenë nevojë për të”, është shprehur Bebe Rexha.

Dashuria e artistes shqiptare për psikologjinë vjen nga fakti se ajo ka ngritur shumë çështje të shëndetit mendor në këngët e saj.
Kënga “I’m a mess” e cila ishte një hit absolut në SHBA dhe mbarë botën, flet për pasiguritë e këngëtares tek vetja pas një ndarjeje të dhimbshme. Shqiptarja 31-vjeçare ka pohuar më herët se vuan nga çrregullimi bipolar.

Klan News