Para disa ditësh Bebe Rexha publikoi një video në rrjete sociale, që i bëri të gjithë fansat e saj të reflektonin.

Këngëtarja u shfaq në instagram pa asnjë filtër apo make up në fytyrë, diçka që shumë artistë të tjerë nuk do guxonin ta bënin. Bebe nuk nguroi të tregonte rrathët e zinj poshtë syve, format e vërteta trupore apo strijat.

Mirëpo nëse ndokush do të mendonte se Bebe e bëri këtë vetëm për të fituar pak vëmendje, gabohet! “Daily Mail” ka publikuar së fundmi disa foto paparaci të artistes, që është “kapur mat” duke shëtitur pranë bregdetit me të dashurin e saj, Keyan Safyari.

Ata të dy kanë përfituar nga moti i ngrohtë dhe kanë dalë bashkë me biçikleta për shëtitje. Ajo që ju ka tërhequr vëmendjen të gjithëve ishte pamja e Bebes. Këngëtarja dukej po njësoj, shumë e thjeshtë, pa pikë grimi në fytyrë.

Kujtojmë se Bebe Rexha ka thuajse një vit që po jeton një histori të bukur dashurie me Safyari. Ajo ka treguar më herët se partneri i saj e mbështet shumë.

Nuk dua që fansat e mi të dinë shumë për këtë gjë, sepse unë jam nga ata persona që nuk dua të njihem për lidhjet e mia, por për artin tim është shprehur ajo.

Klan News