Bebe Rexha korr sukses edhe në Tik Tok


Bebe Rexha korr sukses edhe në Tik Tok

13:16 28/08/2021

Bebe Rexha ka arritur të mbledhë një numër të madh ndjekësish edhe në rrjetin social “TikTok”. Këngëtarja shqiptare numëron afro shtatë millionë ndjekës në këtë aplikacion, që është kthyer ndër më të përdorurit nga të rinjtë në mbarë globin.

Së fundmi, artistja me famë botërore, publikoi një video në të cilën shfaqet duke kërcyer nën ritmet e këngës “Hello, my name is Suzie”. Teksa xhironte veten në dhomën e gjumit, Bebe surprizohet nga i dashuri i saj, regjisori Keyan Safyari. Ai futet papritur në dhomë dhe sheh këngëtaren duke kërcyer. Ai afrohet për të parë më mirë dhe në një moment tund kokën në shenjë habie, ndërkohë që Bebe fillon të qeshë.

Bebe është angazhuar kohët e fundit me projektet e reja, ku kryesoret kanë qenë publikimi i këngëve të albumit të saj “Better Mistakes” dhe debutimi i saj i parë si aktore në filmin “Queenpins”.

Klan News

@beberexha

After one glass of vino. Quick cameo by mi amore

♬ original sound - 🦦🦦





Të ngjashme