Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha gjithmonë ka publikuar video dhe foto nga fëmijëria e saj.

Këtë herë ajo ka risjellë në kujtesë për të gjithë fansat disa foto kur ka qenë e vogël, teksa ndodhej për vizitë në Shqipëri tek disa të afërm të saj. Fotot i përkasin viteve ’90.

Kthehem pas në kohë te kjo prerja e shkurtër e flokëve që e bëra kur isha në udhëtim në Shqipëri, shikoni se sa të gjata i kisha flokët para se t’i shkurtoja”, ka shkruar ajo.

Në disa fotografi, ajo përmbledh kujtimet nga fëmijëria, me të ëmën dhe shoqërinë. Në disa të tjera shfaqet nëna e Bebe Rexhës duke gatuar ushqim në natyrë.

Këngëtarja është e apasionuar pas recetave shqiptare pasi pak ditë më parë provoi të bënte edhe një byrek për herë të parë.

Klan Plus