Bebe Rexha merr një tjetër çmim

Bebe Rexha merr një tjetër çmim

19:07 15/03/2019

Jo vetëm që arriti të tërhiqte vëmendjen me paraqitjen e saj, por Bebe Rexha u vlerësua edhe me çmim në 'iHeartRadio Music Awards 2019'.

Bashkëpunimi me Florida George Line “ Meant to be” u shpall si “Kënga më e mirë e zhanrit country”. Pasi mori trofeun, 29-vjeçarja nuk ka e ka fshehur lumturinë për këtë arritje të radhës në karrierën e saj.

Performancat e artistëve ndërkombëtarë më në zë të momentit gjatë këtij edicioni të gjashtë u ndërthurën edhe me shumë çmime të tjera.

Artistja e vitit u shpall Ariana Grande, artistja më e mirë e muzikës hip hop u shpall Cardi B, ndërsa Taylor Swift triumfoi me tourin për albumin e saj “Reputation” që u shpall si touri i vitit.

Tv Klan
Të ngjashme
Kolegji Profesional
AKSHI