Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha duket se ka nisur një lidhje të re dashurie.

“DailyMail” ka publikuar disa foto të reja të këngëtares, e cila shfaqet krah një djaloshi brun, të gjatë dhe shumë simpatik dhe që për momentin mbetet akoma misterioz.

Ata dukeshin mjaft të afërt me njëri-tjetrin dhe mjaft të përqëndruar në bisedën e tyre.

Bebe nuk ka treguar apo lënë të kuptohet për lidhjen e saj të re në mediat sociale, pasi ajo zakonisht i mban marrëdhëniet e saj private.

Në Maj të vitit 2019, këngëtarja u shpreh se  se të qenurit një person i hapur i ka frikësuar djemtë.

“Është e vështirë. Unë mendoj se duke qenë kaq e hapur frikëson shumë djem. Shumë herë, djemtë duan një vajzë që është e butë dhe e rezervuar dhe kjo nuk jam unë”./tvklan.al