Bebe Rexha nuk po ndalet duke sjellë krijime të reja për fansat e saj. Këngëtarja shqiptare ka bërë të ditur së fundmi, se do të publikojë me videoklip këngën e saj më të re të titulluar “Break My Heart MySelf”.

Projekti artistik siç ka bërë të ditur ajo përmes llogarisë së saj në Twitter, do të jetë një bashkëpunim me bateristin e grupit të famshëm rok “Blink 182”, Travis Barker.

Muajt e fundit Bebe ka publikuar disa këngë radhazi siç janë “Sacrifice”, “Sabotage” dhe  “Die For A Man”. Të gjitha këto janë pjesë e albumit të saj të katërt, të titulluar “Better Mistakes”. Këngëtarja brenda pak ditësh do të publikojë edhe këngën me të njëjtin titull si albumi.

Ajo shprehet se po pret me padurim që të gjithë fansat e saj të dëgjojnë këngët më të fundit. E jo vetëm kaq!

Klan News