Publikon foto dhe video tërheqëse nga përditshmëria

Edhe pse periudhë pushimesh dhe relaksi për shumë yje të muzikës, këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha po e shfrytëzon këtë periudhë, më tepër për të punuar për turin e saj të radhës nëpër botë për promovimin e albumit të ri “Better Mistakes” që për momentin pengohet nga pandemia e koronavirusit.

Në Instagram, ajo ka publikuar momente nga puna e saj në studiot e regjistrimit ku nuk mungojnë edhe shakatë me efektet e hollimit të zërit.

Por puna nuk është i vetmi aktivitet i yllit të muzikës Pop. 31-vjeçarja ndau me ndjekësit edhe momente gjatë çlodhjes, ku ekspozoi linjat jo shumë perfekte.

Kohë ka edhe për të dashurin, 37-vjeçarin Kejan Safjari, producentin e filmave, me të cilin është në një lidhje romantike prej rreth 1 viti.

Tv Klan