Bebe Rexha reagon për sulmet me armë në SHBA

Mandatory Credit: Photo by Variety/REX/Shutterstock (10096713dd) Bebe Rexha Warner Music's Pre-Grammys Party, Arrivals, The NoMad Hotel, Los Angeles, USA - 07 Feb 2019

Bebe Rexha reagon për sulmet me armë në SHBA

21:32 05/08/2019

Sulmet e armatosura në El Paso të Teksasit dhe Dayton të Ohios që ndodhën në fundjavë ku mbetën 29 të vrarë e shumë të tjerë të lënduar, kanë nxitur reagimin edhe të yjeve të showbizit.

Ndër to ishte edhe këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, e cila nëpërmjet një postimi në Instagram ka ngushëlluar familjarët për atë që ndodhi.

“Mendimet dhe lutjet e mia u drejtohen të gjitha viktimave dhe familjeve të tyre të El Paso dhe Dayton, por unë mendoj se të gjithë mund të pajtohemi që aktet e dhunës si këto nuk i përkasin vendit tonë, pavarësisht nga mosha, raca apo besimi juaj politik” , u shpreh Bebe.

Bukuroshja shqiptare e ka nisur postimin me tagun “@Everytown”, një lëvizje e cila ka nisur që në 2011 për t’i dhënë fund dhunës me armë dhe për të krijuar komunitete më të sigurta.

Ndërkaq, edhe reperja Cardi B ka kërkuar nga autoritetet marrjen e masave më të mira ndaj sulmeve të tilla.

Reese Witherspoon, Chris Evans, Alyssa Milano e shumë yje të tjerë po ashtu reaguan ashpër në rrjete sociale kundër sulmeve të tilla.

Klan Plus

Të ngjashme
UKT