Pozon me fustan lëkure-gjarpëri, kërkon të thyejë tabutë e rrjeteve sociale

Bebe Rexha surprizon sërish fansat e saj. Këtë herë, ajo ka pozuar për mediat rozë me një fustan me lëkurë gjarpëri. Nuk ka ngurruar aspak të shfaqë linjat e saj të bëshme, që në fakt nuk janë brenda standardeve të një modës dhe njerëzve të famshëm të ekranit.

Yllit të muzikës Pop me origjinë shqiptare megjithatë nuk i bën përshtypje. 31-vjeçare shquhet për thyerjen e tabuve në rrjetet sociale. Parimi i saj është të shfaqet reale dhe nën këtë moto, pak kohë më parë ajo publikoi edhe një video krejtësisht e pagrimuar dhe pa filtra figure.

Ditët e fundit, ajo ka publikuar edhe muzikën e saj më të re, “I ëill never die for a man”, një bashkëpunim me reperin amerikan Lil Uzi Vert.

Tv Klan