Bebe Rexha ka performuar live në New York mbrëmë, në spektaklin më të ndjekur që mbahet çdo vit për natën e ndërrimit të viteve në Times Square.

Përpara mijëra njerëzve që kishin mbushur sheshin për të celebruar nisjen e 2019, këngëtarja më origjinë shqiptare kishte zgjedhur të interpretoje “Imagine”, një këngë ikonë e John Lennon, por që përmban edhe një mesazh të fuqishëm për një botë më të mirë, për paqe dhe lumturi.

E veshur tërësisht me të bardha, me një fustan që i nxjerr në pah këmbët, Bebe ka tërhequr vëmendjen si gjithmonë edhe me lookun e saj.

Ky është suksesi i radhës i këngëtares, e cila tashmë është një prej artisteve më të dashura në Shteteve të Bashkuara dhe jo vetëm.

Tv Klan