Artistja dhuroi performancën gjatë ditës së falënderimeve, një feste unike amerikane

Bebe Rexha dhuroi një performancë të jashtëzakonshme përpara ndeshjes së   futbollit amerikan  Detroit Llains kundër Bafallo Bills.

33-vjeçarja dominoi skenën  së bashku me trupën e saj të kërcimtarëve.

Këngëtarja paralajmëroi më herët performancën e saj ndërsa bënte prova me  zërin në stadiumin me 65,000 persona.

Ajo ndau një video në Instagram ku shihet duke u ngjitur në shkallët e skenës, por në vend të takave, artistja me origjinë shqiptare zgjodhi komoditetin ku siç shihet është me sandale të sheshta.

Performanca e saj përkoi edhe me Ditën e Falenderimeve një festë shumë e dashur për amerikanët. Së bashku me familjen e miqtë ata shtrojë një darkë të veçantë, ku tradicionalisht serviret si pjatë kryesore gjeli i detit.

Dita e Falenderimeve është edhe festa më familjare për amerikanët, kur brezat mblidhen për të shprehur falenderime për bekimet që u ka ofruar jeta.

Klan News