Kënga do të publikohet të premten, shqiptarja pretendon për rekord

Pas kaq shumë kohësh bukuroshja me origjnë shqiptare Bebe Rexha do të sjelli një projekt të ri muzikor që me shumë gjasa të të thyej rekorde. “Baby I’m Jelous “ është kënga më e re e cila do të publikohet të premten dhe vjen në bashkëpunim me reperen e famshme amerikane Doja Cat.

Dy yjet me famë botërore u panë gjatë muajit të kaluar teksa po xhironin disa skena të klipit të ri muzikor. Në sheshxhirim ishte edhe i dashuri i shqiptares, kineasti Keyan Safyari.

Kënga e fundit e Rexhës  është “You Can’t Stop the Girl” që ishte kolonë zanore e filmit të njohur Angelina Jolie, “Maleficent: Mistres of Evil” si dhe Say My Name në bashkëpunim me  J Balvin dhe David Guetta.

Fansat e dyshes pas këtij lajmi kanë mbushur rrjetet sociale me komente pozitive, duke thënë se ato janë një dyshe perfekte për bashkëpunim.

Bebe Rexha ka publikuar disa foto nga momentet e klipit ku ajo ka ndryshuar edhe pamjen e saj shumë ndryshe nga çfarë e kemi parë më herët.

Kënga më e suksesshme e Bebe Rexhës mbetet “Meant to be”, të cilën e nxorri në vitin 2017 në bashkëpunim me grupin e muzikës country, “Florida Georgia Line” e cila i numëron mbi 939 milionë klikime në YouTube.

Klan Plus