Këngëtarja Bebe Rexha: Jam shumë e neveritur dhe e lodhur nga fotoshopi

Bebe Rexha është ndër ato yje të muzikës që nuk e ka problem ta shfaqë veten siç është në rrjetet sociale.

Herë pas here, këngëtarja u bën thirrje vajzave e grave ta duan veten siç janë dhe ku ka më mirë se duke e treguar këtë me prova. Ajo ka publikuar një video në llogarinë e saj në instagram ku thotë se është e lodhur nga fotoshopi dhe filmon pjesë të trupit e të fytyrës që më parë nuk i pëlqente, por tani i ka pranuar.

Në video Bebe tregon barkun jo të sheshtë, strijat, rrathët e zinj të syve, pa makeup, pa filtra, pa fotoshop.

“Jam shumë e neveritur dhe e lodhur nga fotoshopi”-shkruan këngëtarja, e cila duket se e ka nisur si një kauzë për vajzat thirrjen për të dashur trupin e tyre e për të mos patur komplekse. Disa ditë më parë ajo tregoi se për një kohë të gjatë është përpjekur shumë t’i ngjajë yjeve të popit duke mbajturn dieta, por tanimë e ka pranuar trupin e saj siç është“, thotë Bebe.

Ndjekësit e kanë pëlqyer dhe e kanë komentuar pozitivisht mesazhin e Bebes pasi sipas tyre perfeksioni nuk sjell lumturinë.

Klan News