Bebe Rexha është artisja me arritjet më të mëdha në botë në fushën e muzikës për këtë vit.

Këngëtarja me origjinë shqiptare do të nderohet me çmimin Breakthrough Artist Award për vitin 2019, çmimi kryesor që u jepet çdo vit këngëtarëve më të mirë nga Music Bussiness Association, një prej shoqatave më të mëdha amerikane në mbështetje të talenteve muzikorë.

Çmimi do t’i jepet yllit të muzikës Pop dhe R&B në ceremoninë që do të zhvillohet në Nju Jork në 7 Maj të vitit të ardhshëm. Bebe Rexha publikoi albumin e saj të parë “Expectations” në Prill.

Me hite si “I’m a mess”, “Meant to be” e “I got you” albumi ka shitur deri më tani 16 milionë kopje, mbi 10 miliardë transmetime në radio në të gjithë botën me një audiencë tepër të madhe. Ky sipas ekspertëve të botës së muzikës është një sukses absolut. Në të kaluarën, këtë çmim e kanë marrë edhe yje të botës së muzikës si Ariana Grande, Xhon Lexhend e Niki Minazh.

Tv Klan