Një foshnje erdhi në jetë teksa ishte ende brenda qeskës së tij amniotike, një fenomen i rrallë që sipas mjekëve ka shanse të ndodhë 1 në 100 mijë lindje. Imazhet e pabesueshme u shkrepën në një sallë lindjeje në Brazil, teksa Monyck Valasco solli në jetë djalin e saj Noah.

Pamjet u realizuan nga fotografia Jana Brasil dhe në të shfaqet bebja i porsalindur, i mbështjellë tërësisht në lëngjet amniotike, që e mbrojtën atë gjatë shtatzënisë. Zakonisht qeska çahet pak përpara se bebja të lindë, që njihet gjerësisht si plasja e ujërave të gruas.

Nëna e tij 34-vjeçare, duke folur për gazetarët nga spitali Praia da Costa Hospital, në qytetin e Vila Velha tha se pamjet e djalit të saj janë dhe shpërndarë gjerësisht në të gjithë botën.

“Lindjet “me këmishë” ndodhin kur bebja del pa e çarë qeskën ambiotike, me pak fjalë ai del me një shtëpizë të vogël nga barku i nënës”,

shpjegoi gjinekologu Rafael Angelo Baggieri. Sipas tij këto lindje të veçanta ndodhin çdo 80 mijë deri në 100 mijë lindje dhe nuk e venë në rrezik beben apo nënën.

/tvklan.al