Ai ka luajtur në dy turne të Kampionatit Europian gjatë karrierës së tij dhe tashmë, David Beckham preferon që ta shijojë kompeticionin më të rëndësishëm për Kombëtaret europiane nga shkallët e stadiumeve.

Ish-mesfushori ishte prezent në stadiumin “Wembley” në barazimin 0-0 në derbin ishullor mes Anglisë dhe Skocisë.

I shoqëruar dhe nga djali i tij 18-vjeçar, Romeo, ai shijoi të gjithë 90 minutëshin, i cili ishte i mbushur me rivalitet dhe spektakël, gjithsesi golat munguan. Beckham dhe djali i tij ishin në mesin e 22.500 tifozëve në tribuna.

Mes personaliteteve të pranishëm në impiantin historik ishte edhe trajneri legjendar skocez, Sir Aleks Ferguson, i cili natyrisht nuk kishte si të shmangte takimin me ish-lojtarin e tij, David Beckham.

Klan News