Victoria Beckham nuk pranon të bashkohet me grupin ‘Spice Girls’. Edhe pse pak javë më parë u përhapën  thashetheme se grupi  i vajzave do të bashkohet, ajo nuk do të jetë pjesë. Mëngjesin e sotëm ka thënë se nuk do të ketë një  bashkim të paktën nga ana e saj.

“Nuk do të ndodhë, ishte e mrekullueshme për kohën, ne duhet të besojmë tek fuqia e vajzave dhe të vazhdojmë para.”

Edhe më herët kur grupi ka  bërë festën e përvjetorit, Victoria Beckham nuk ka qenë e pranishme. Kjo tregon se  stilistja nuk i ka mirë marrëdhëniet me pjesëtaret e tjera të grupit të cilat vazhdojnë të jenë ende mike. Akoma nuk  dihet nëse grupi do të bashkohet dhe pa Victorian. Bekham tregon se do të vazhdojë karrierën e saj në fushën e modës dhe jo të muzikës. 

Burimi: Klan Plus