Bedri Dedja, “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”



Bedri Dedja, “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

13:34 20/11/2020

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi sot me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, akademikun, shkencëtarin e pedagogjisë dhe psikologjisë, si dhe shkrimtarin e shquar të letërsisë për fëmijë, Bedri Dedja (pas vdekjes).

Kreu i Shtetit e dekoroi akademikun e nderuar, me motivacionin: “Në vlerësim të kontributeve si anëtar themelues i Akademisë së Shkencave dhe personalitet me emër i veprimtarisë universitare; përfaqësues i shënjuar i shkencës së pedagogjisë dhe psikologjisë; drejtues me cilësi të larta administrative.

Me mirënjohje për krijimet e tij letrare, ku u shqua si një nga figurat qendrore të historisë së letërsisë për fëmijë: shkrimtar dijetar dhe krijues me vepra që dolën jashtë kornizave të kohës duke ruajtur të paprekura vlerat e tyre artistike përgjatë rrjedhës së viteve”./tvklan.al




Të ngjashme