Gucci njihet si një nga markat më me influencë në botën e modës, që vendos trendet të cilat ndiqen nga çdokush. Por këtë here stilisti  Alessandro Mikele, ka kaluar kufijtë. Ai ka prezantuar koleksionin Vjeshtë-Dimër 2018, ku modelët kanë dalë në pasarelë me koka njerëzish në duar.

Ndërkohë skenografia ishte befasuese, pasarela ishte një sallë operacioni.  Disa prej modelëve, mbanin në dorë versionin artificial të kokës së tyre. Kjo risi hyn në kategorinë e “aksesorëve” sipas markës Gucci, dhe çdokush mund ta blejë për rreth 115 dollarë.

Motoja e këtij koleksioni ishte eksperimentimi me identietin e njeriut, duke tentuar të thyejë limitet e anatomisë njerëzore.

Ndërkohë, në veshjet e prezantuara mbizotëronin ngjyrat dhe motive lulesh. Revista Vogue e ka cilësuar këtë sezon tepër ekstravagant dhe revolucionar.

Klan Plus