Lojtari më i mirë në hsitorinë e futbollit ameirkan ka vendosur të tërheqë vendimin për të dalë në pension

Shtatë herë fituesi i Superboulit Tom Bredi, befasoi tifozët amerikanë duke vendosur që të rikthehet në fushë.

Ylli 44 vjeçar i futbollit amerikan deklaroi se do të kthehej te skuadra e Tampa Bay Buçaneers për sezonin e 23, vetëm gjashtë javë pasi kishte lajmëruar se do të tërhiqej nga sporti.

Bradi, i cili konsiderohet si futbollisti më i madh i futbollit amerikan, befasoi botën e sportit kur lajmëroi se ishte tërhequr nga vendimi për të dalë në pension.

“Këto dy muajt e fundit e kam kuptuar se vendi im është ende në fushë dhe jo në tribunë. Ajo kohë do të vijë, por nuk është tani. Unë i dua shokët e mi të skuadrës dhe e dua familjen time që më mbështet. Falë tyre, realizohet çdo gjë. Po kthehem për sezonin tim të 23 në Tampa. Kam një punë të papërfunduar. I paduruar për t’u bashkuar me grupin”.

Sportisti 44 vjeçar për 20 sezone ishte pjesë e skuadrës së New England Patriots, duke fituar gjashtë tituj të Superboulit, përpara se të transferohej te Tampa Bay, ku udhëhoqi Baks drejt titullit kampion në sezonin 2021. Ai është lojtari me më shumë kampionate të fituara në historinë e NFL-së.

/Klan News