Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj në fjalën e mbajtur në Forumin Global Baku 2025 në Azerbajxhan duke u fokusuar të krizat e fundit botërore, apeloi për më tepër bashkëpunim aktiv rajonal e ndërkombëtar.

“Bota gjendet në udhëkryqin e mbrojtjes së vlerave që ne çmojmë. Ne kemi nevojë për guxim dhe vizion të qartë për paqen, për sigurinë, për politika që ndryshojnë realisht jetët e qytetarëve tanë”, tha Begaj.

Kreu i shtetit tha se Shqipëria ka zgjedhur demokracinë dhe beson në vlerat e saj.

“Shqipëria ka zgjedhur Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi beson fort në vlerat Euroatlantike, ka zgjedhur Bashkimin Evropian dhe beson në këtë projekt madhor në shërbim të paqes, sigurisë e mirëqenies”, tha Begaj.  

Para nisjes se forumit global, Begaj pati një takim me homologun azerbajxhanas Ilham Aliev ku u vlerësua bashkëpunimi politik midis dy vendeve, si dhe forcimi i marrëdhënieve ekonomike.

Tv Klan