Investimet në infrastrukturë dhe në turizëm, ishte fokusi i takimit të presidentit Barjam Begaj me autoritetet lokale në Skrapar. Begaj theksoi gjithashtu se për zhvillimin e zonës duhet mbështetje për blegtorët dhe fermerët, si dhe më shumë promovim të turizmit që ofron kjo zonë.

Kreu i shtetit theksoi se dhe investimet në furnizimin me ujë 24 orë në këtë zonë do të ndikonte pozitivisht në turizëm.

Presidenti, me ftesë të kryebashkiakut Adriatik Mema, vizitoi dhe panairin tradicional të Skraparit, ku dhjetëra fermerë e blegtorë ekspozuan produktet e stinës, zahiretë e dimrit dhe rakinë e prodhuar në mënyrën e vjetër tradicionale të Skraparit.

Klan News