Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj bashkë me Zonjën e Parë ka uruar sot nga afër shkrimtarin e madh Ismail Kadare në 87-vjetorin e tij të lindjes.

Në Facebook-un e tij, Begaj ka ndarë foto nga takimi me shkrimtarin Ismail Kadare dhe bashkëshorten e tij. Ai shkruan krahas fotove se Kadare është ambasadori më i mirë i kulturës shqiptare, historisë dhe identitetit tonë.

“Patëm kënaqësinë që së bashku me Armandën, t’i uronim sot ditëlindjen mjeshtrit të letersisë shqipe, Ismail Kadare. I përkthyer në mbi 45 gjuhë, ai është ambasadori më i mirë i kulturës shqiptare, historisë dhe identitetit tonë, shkrimtari dhe intelektuali që e ka rritur dhe nderuar emrin e Shqipërisë në botë”-shkruan Begaj./tvklan.al