Presidenti: E rëndësishme mbështetja e SHBA në luftën kundër korrupsionit ddhe krimit të organizuar

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka pritur sot në një takim të Ngarkuarin me Punë të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner.

Kreu i shtetit theksoi angazhimin e Shqipërisë ndaj partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara.

Presidenti vlerësoi rolin e rëndësishëm të SHBA-së në konsolidimin e demokracisë në Shqipëri. Begaj e konsideroi thelbësore mbështetjen e SHBA-së në rritjen e efikasitetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në vendin tonë.

Klan News