Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët e krishterë shqiptarë me rastin e festës së Pashkës. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Begaj uron shpresë, paqe dhe solidaritet.
“Gëzuar Pashkën të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë! Ky kremtim i shpresës dhe i ringjalljes është dëshmia se jeta dhe mirësia triumfojnë mbi vdekjen dhe të keqen, se drita e mund errësirën, se virtytet dhe vlerat mposhtin ligësinë dhe antivlerat. Festojeni këtë Pashkë plot dashuri, kujdes e vëmendje ndaj atyre që keni për zemër dhe që kanë nevojë. Drita dhe mirësia e kësaj feste ndriçofshin jetën e çdo besimtari dhe sjellshin paqe e bekime në familjet tuaja”, tha Begaj.
Urimin e tij Begaj e shoqëron me një fotografi të një shporte festive të përgatitur nga disa zonja të besimit ortodoks, në respekt të traditës.
Ndërsa kryeministri Edi Rama zgjodhi që urimin ta bëjë nga Korça.
Klan News