Ardi Behari dhe Vasil Ruci do të drejtojnë Flamurtarin deri në fund të sezonit. Të premten u tha se skuadra do të mbyllte këtë kampionat me Petraq Bifshën, i cili do të jetë në staf, por drejtuesit vendosën që të ishte sërish një zgjidhje brenda familjes.

“Ishte një zgjidhje brenda llojit dhe mendoj se ishte më e mirë”,

tha Idrizi

.

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi tha se ndjente keqardhje për projektin me Shpëtim Duron që nuk shkoi deri në fund, por do të mendohet për të ardhmen shumë shpejt.

“Të rinovimit të kontratave që do vazhdojmë dhe do të jemi në kontakt për lojtarë edhe të një niveli më të lartë për të rritur standartin e ekipit”.  

Vlonjatët duhet të bëjnë kthesën në 7 ndeshjet e mbetura. Matematikisht Flamurtari shpreson te kualifikimi në kupat e Europës, por rrezikon të afrohet edhe me zonën e rënies.

Tv Klan