Së fundmi Andrra dhe Sinan Hoxha janë bërë prindër për herë të dytë. Andrra ka sjellë në jetë një djalë dhe lajmin e ka dhënë vetë në rrjetet sociale. Ajo ka ndarë një foto të të voglit por pa ia zbuluar fytyrën dhe shkruan: E gjithë bota është e imja. Faleminderit Zot.

Djali i tyre i madh Ansi ka publikuar një foto me të vëllain, ku i zbulon dhe emrin.

 “Mirë se erdhe në botë vëllai im i vogël, Ayan”.

Sinani ka ripostuar foton e të birit dhe tregon se emrin e të voglit e ka zgjedhur Ansi.

 “Atëherë deshëm s’deshëm ne të zotët e punës, Ansi i vendos vetë emrin të vëllait”, ka shkruar Sinani krahas fotos së Ansit me të vëllain. /tvklan.al