Ricky Martin është bërë baba për herë të tretë. Lajmin e ka njoftuar vetë këngëtari në Instagram.

“Ne jemi të kënaqur të njoftojmë se jemi bërë prindër të një fëmije të bukur dhe të shëndetshëm Lucia Martin-Yosef”.

“Vëllezërit e saj, unë dhe Jwan jemi të dashuruar marrëzisht me këtë vogëlushe dhe e kemi nisur 2019 me dhuratën më të bukur që mund të kishim”,

-shkruan këngëtari në rrjetin social.

47-vjeçari porto-rikan dhe bashkëshorti i tij, Jwan Yosef kanë edhe dy binjakë, të lindur në vitin 2008, nëpërmjet një nëne zëvendësuese.

 

Klan Plus