Pas lajmeve se Kim Jong Un është në gjendje kome dhe i ka deleguar motrës pushtetin, mediat shtetërore e Koresë së Veriut ka publikuar disa foto të liderit suprem.

Në këto foto të publikuara, Kim Jong duket në gjendje të mirë shëndetësore. Ai është në një mbledhje të partisë, ku sipas medias koreano-veriore, kërkon të rritet më shumë puna për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Koreja e Veriut nuk ka raportuar asnjë rast të dyshuar me Covid-19. Ndërsa ekonomia koreano-veriore është goditur rëndë nga mbyllja e kufijve për shkak të pandemisë.

Pak ditë më parë, në mediat botërore u aludua se Kim Jong Un kishte rënë në gjendje kome pas një operacioni që kishte bërë në zemër muaj më parë. Motra e tij kishte marrë të gjitha për të udhëhequr vendin.

Por mesa duket, këto pretendime janë rrëzuar nga media shtetërore e Koresë së Veriut, megjithatë duhet theksuar se besueshmëria e shtypit koreano-veriore duhet marrë me rezerva. /tvklan.al